Mirë se vini te ADA Group

Brendet

Industria për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të mishit 

Industria për prodhimin dhe përpunimin e ujit natyral mineral

Rreth nesh

Ada Group është shoqëri aksionare e themeluar në vitin 2013 në Prishtinë. Punën ka filluar në fushat e prodhimit të produkteve të mishit, ujit, ëmbëlsirave dhe produkteve të qumështit. Me investimet në teknologji, lëndë të parë dhe staf Ada Group vendos standard të ri në industrinë ushqimore.

Produktet e mishit të Ada Group zotërojnë një reputacion të mirë me brendin Flor-en. Me asortimanin e gjerë të produkteve, Flor-en çmohet nga konsumatorët dhe shija e përsosur është e njohur në mbarë Kosovën.

Uji Jon i cili nxirret nga thellësia e tokës së Kosovës dhe paketohet me teknologjinë më të sofistikuar të kohës është brend i Ada Group.
Uji Jon mbushet nga po i njëjti burim ku është mbushur brendi botëror “Schweppes”.

Lëngjet e gazuara të prodhuara në Ada Group janë me marken Fresh dhe adhurohen nga konsumatorët për shkak të shijes speciale që kanë dhe çmimit të volitshem. Prodhimi i tyre bëhet në një ndër fabrikat me të avansuara në Kosovë.                   

Çka e veqon Ada Group nga të tjerët, është se produktet Flor-en prodhohen sipas recetës   nga kompania lidere në tregun botëror të industrisë ushqimore VIBERG.

Ada Group është e përkushtuar në ngritjën e cilësisë, teknologji të sofistikuar dhe staf të kualifikuar të cilët janë profesionist të fushave përkatëse.

Përveç kësaj, Ada Group investon në trajnimin e stafit dhe kontrollimin e punës se tyre, sipas standardeve ISO 9001:2008 dhe 22000:2005 standard i cili është i vertetuar nga Agjensia e Veterinës dhe Ushqimit dhe Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik.
Në të ardhmen e afërt Ada Group planifikon gjithashtu të hyjë në fushat e tjera te prodhimit. Fokus të veçantë do të kenë produktet e qumështit dhe ëmbëlsirat.

Materialet e publikuara në këtë faqe janë pronë e ADA group dhe mund të jenë të mbrojtura. Për detaje rreth produkteve drejtohuni në qendrën për inormacione .

Design: 2B studio ©2015
Prishtinë